Përfaqësuesja e Kosovës, ka dëshpëruar sërish në ndeshjet kualifikuese për botërorin Rusi 2018. Kësaj rradhe Kosova u mposht në “Loro Boriçin”, e zbrazur nga Turqia me rezultat 1-3.

Sërish pika më e dobët e përbërjës së Albert Bunjakit, doli të jetë mbrojtja që pranoi gola fare të lehtë. Volan Can i dha epërsinë fillestare Turqisë, me të filluar ndeshja, teksa gjithçka ekuilibroi goli i Rrahmanit me kokë. Por, gjithçka shkoi huq kur sërish turqit shënuan me anë Cengiz Under, për rezultatin final të pjesës së parë.

Turqia vazhdoi dominimin edhe në etapën e dytë të lojës she kësisoj arriti edhe dy gola të tjerë me anë të Burak Yilmaz e Ozan Tufan.

Pas kësaj fitore Turqia mbetet në pozitën e dytë, teksa Kosova ngulitet në fund me vetëm 1 pikë.

Artikulli paraprakEkskluzive/zyrtare: UEFA zhgënjen “Dardanët”, ndeshja me Finlandën do të luhet në këtë stadium
Artikulli tjetërShqipëria e shukatë Izraelin, fitorja nuk mund të quhet asgjë më pak se hakëmarrje