Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e zhvilloi seancën e parë stërvitore të dielën paradite, para se në ora 17.00 të mblidhen sërish për seancën e dytë.

Për dallim më ditën e parë kur përzgjedhësi Bernanrd Challandes kishte shtatë futbollistë më pakë në grumbullim për shkak të obligimeve që kishin në klubet e tyre përkatëse, sot përfaqësueses i janë bashkuar Arber Zeneli, Vedat Muriqi dhe Besar Halimi, shkruan Korneri.net

Stërvitja e sotme ka kaluar poashtu me një ritën jo shumë të lartë ku është punuar kryesisht në fazën defanzive aty ku Kosova nën udhëheqjen e trajnerit zvicëran nuk ka pranuar gola në dy ndeshjet e para ndaj Madagaskar dhe Burkina Fasos.
Kosova e luan miqësoren e parë të martën mbrëma me Shqipërinë në Zvicër, kurse pesë ditë më vonë edhe miqësoren e dytë ndaj Bregut të Fildishtë. /Korneri.net

Artikulli paraprakRamos i ka dërguar porosi egjiptianit Salah
Artikulli tjetërShpërthen Jurgen Klopp: Ramos, je kanceri i futbollit!