Pa përvoja e reprezentacionit të Kosovës në basketboll i ka kushtuar me humbje në ndeshjen e parë zyrtare skuadrës së Arben Krasniqit, pas pranimit në FIBA, e FBK-së. Kosova është mposhtur në Tallin, nga Estonia me rezultat 74-64 edhe pse e nisi mirë takimin.

Kosova pati paraqitje të mirë falë dyshës Berisha – Doellman në dy çereket e para, kur në pushim shkoi me +8 pikë dallim.

Por, pjesa e dytë nuk ishte aspak pozitive për Kosovën, loja e secilës u karakterizua me gabime të shumta fillestare me ç’rast Estonia nuk e pati të vështirë të neutralizojë epërsinë e Kosovës, madje në fund të çerekut të katërt shkoi deri në +12 pikë.

Te Kosova amerikani Justin Doellman pati paraqitje të mirë me 17 pikë, kurse Jaren Sina kontriboi me 15 pikë e Dardan Berisha i cili sonte më tepër u ul në bankën rezervë kontriboi me 13 pikë të gjitha në çerekun e parë.

Artikulli paraprakRike Roci tregon futbollistët që i propozuan pas fotove “hot”: Lojtari më seksi është…
Artikulli tjetërLiverpool e bën të flasë vet me vete Barcelonën