Në këto qaste sapo ka filluar trajningu i parë i Përfaqësuesës së Kosovës, para ndeshjës kualifikuese kundër Kroacisë.
Në një ambient fantastik të stadiumit “Regjep Regjepi”, dhe interesim të jashtëzakonshëm nga mediat dhe publiku, futbollistët e Albert Bunjakut, filluan përgatitjet për ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e botërorit Rusi 2018, që zhvillohet në Shkodër, ndaj Kroacisë.
Pas testit të kaluar ndaj Finlandës, futbollistët e Kosovës duken të vendosur për një tjetër shfaqje të madhe në impiantin e Shkodrës, ndërsa tifozët besojnë fuqishëm se Kosova do të nderojë sërish me angazhim dhe rezultat pozitiv në fushë.