Kosova do t’i zhvilloj dy ndeshje të shpejta ndaj Moldavisë dhe Greqisë në kuadër të Nations League.

Këto përballje po vinë në momentet më të vështira për “Dardanët”, pasi shumë lojtarë tanë nuk do të jenë në gjendje të luajnë, e sidomos në atë përballjen e vështirë dhe shumë të përfolur ndaj grekëve në stadium “Fadil Vokrri”, shkruan Korneri.net

Lojtarët e ftuar nga trajneri Bernard Challandes janë mirë, ndihen të pushuar të relaksuar dhe e presin me padurim ndeshjen e së enjtës ndaj Moldavisë e cila luhet në Itali, në stadiumin Tardini të klubit të njohur Parma, aty ky Kosova do të kërkojë maksimumin ndaj një rivali që nuk ka traditë futbolli.

Gjithsese, përqëndrimi duhet të jetë maksimal dhe asgjë nuk duhet lëshuar rastit, andaj këtë e dinë mirë të gjithë, mirëpo problemi më i madh mbetet ndeshja me Greqisë, pasi shumë futbollistë të Kosovës, nuk do të jenë në gjendje të luajnë dhe atë ndër kryesorët si Milot Rashica, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, pasi klubet e tyre nuk po i lejojnë, duke shtuar këtu se nuk do të luaj “luani” ynë më i madh Vedat Muriqi i lënduar apo ndoshta kështu e deklaron klubi i tij Fenerbahce në marrëveshje me Lazion, pasi vetëm orët e ndajnë këtë transferim drejt Italisë (Serie A).

Pra, janë disa pengesa për Kosovën në këto dy ndeshje, mirëpo nuk duhet harruar se përqëndrimi ynë është në ndeshjen me Maqedoninë, në gjysmëfinalen e edicionit që lam pas në Nations League, prej nga Kosova edhe mund të kualifikohet në Euro 2021, pasi është shtyrë për vitin tjetër shkaku i Covid-19. /Korneri.net

Artikulli paraprakNjë tjetër talent i madh shumë shpejt bëhet i Milanit
Artikulli tjetërWhat Everybody Should Concentrate On About Bosnian Brides