Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes Kosovë-Ukrainë që është duke u zhvilluar në Mitrovicë.

Basketbollistët e Arben Krasniqit bënë një paraqitje mjaft të mirë për ta përfunduar pjesën e parë me rezultat prej 34-32. Vlen të theksohet se Doellman bëri një paraqitje fantastike nga radhët e Kosovës duke shënuar 15 pikë.

Në këtë pjesëlojë basketbollistët e Kosovës patën 11 gabime personale, që mund të jenë problematikë në pjesën e dytë.

Në palestrën “Minatori” tifozët i kanë dhënë një përkrahje të madhe Përfaqësueses së Kosovës.

Artikulli paraprakÖzil feston, nuk do ta besoni arsyen…
Artikulli tjetërZyrtare: Trepça 89′ përforcohet me dy brazilianë