Kosova përkundër barazimit në ndeshjen e parë historike e sapo përfunudar në Turku, ndaj Finlandës ka shkëlqyer me lojë të bukur edhe pse ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.
Debutuesit në këtë rang garash ishin shumë konkret në lojën e saj të cilën e diktuan pothuajse gjatë 90 minutave. Kosova e nisi mirë takimin me dy raste të mira të Berishës e Paçaradës, i cili madje me një solo aksion arriti të godasë horizontalen. Por, gjërat u përkeqësuan kur Amir Rrahmani fillimisht gaboi rënd, por Ujkani shpëtoi gol të sigurtë. Mirëpo aksioni i rradhës ishte fatal për tanët pasi pas një ndërprje Kosova pranoi gol të lehtë me kokë, autor i saj Arajuuri 18′.
Në vazhdim të përzgjedhurit e Albert Bunjakit, ishin skuadër dominuese në fushë. Përkundër kësaj Kosova nuk arriti të barazoi gjatë 45 minutave të para.
Edhe pjesa e dytë ishte kopje e të parës Kosova pati posedimin teksa rrezikonin nga krahët me Berishën e Rashicën. Ishte pikërisht Bernanrt Berisha i cili pas një kundërsulmi të shpejtë u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti të cilën në gol e konkretizoi Valon Berisha.
Edhe në vazhdim Kosova ishte më e mirë se kundërshtari, përkundër që nuk arriti të shënoi golin e fitorës.