Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) ka pësuar humbje nga Polonia, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ka përfunduar me rezultatin 1-2.

Liridona Syla kaloi ”Dardanet” fillimishit në epërsi në minutën e katërt, teksa Karolina Gec dhe Martyna Wiankowska shënuan për fitoren e polakeve, në minutat 18 dhe 35.

Kosova mbetet me katër pikë pas pesë ndeshjeve në Grupin F, me bilanc prej tri humbjeve, një barazimi dhe një fitore. Kosova renditet e parafundit (e pesta) në këtë grup.

Kurse, Polonia është lidere e grupit me 11 pikë. /Zeri.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here