Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e cila po i zhvillon ndeshjet e fundit miqësore përgatitore para ndeshjeve kualfikuese për Eurobaket 2017, luajti në orën e mbrëmjes përballë skuadrës Petrolina AEK skuadër kjo që merr pjesë në Champions League, dhe ishte kudnërshtari i Sigal Prishtinës në FIBA Europe Cup edicionin e kaluar.

Por, dallimi i asaj skuadre me këtë aktuale është shumë e madhe pasi këtë vit AEK ka në skuadër hiq më pak se shtatë basketbollistë amerikan, por edhe përkundër këtij fakti Kosova luajti baraz 65:65, dhe me marrëveshje të dy trajnerëve loja përfundoi me kaq, sepse nuk dëshiruan të shkojnë në vazhdime.

Ishte ky një sinjal i mirë për përfaqësuesen tonë para Eurobasket 2017, pasi loja, angazhimi dhe agresiviteti ishte në nivel të kënaqshëm dhe nëse kështu vazhdohet, mund të jemi optimist të mëdhenjë.

Amerikani ynë, Justin Doellman dhe Jaren Sina, kanë udhëtuar sot në qytetin qipriot dhe nuk ishin sa duhet të pushuar për të luajtur, andaj efikasiteti i tyre nuk ishte sa duhet dhe pritej pasi ata së bashku realizuan vetëm 12 pikë.

Më efikasit te Kosova ishin Dardan Berisha me 19 pikë, por i cili i diskualifikua në periudhën e fundit për shkak të sjelljeve jo-sportive, Samir Zekiqi shënoi 12 pikë, Alban Veseli 8.

Te AEK u dalluan Tomislav Petrovic me 13 pikë, Anthony Hickey me 11, kurse  Dijon Thompson dhe Shaq Goodwin i shtuan nga 10 pikë secili.

Ndeshjen tjetër miqësore Kosova do të zhvillojë kundër Qipros të mërkurën poashtu me fillim nga ora 18.00 sipas kohën tonë lokale.

PROTOKOLI

Artikulli paraprakKy është lajmi më i ri për Bale
Artikulli tjetërRoma eliminohet, gjyqtarët e kryen punën