Miqësoret me Madagaskarin dhe Burkino Fason janë konfirmuar të mërkurën. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka arritur marrëveshje me federatat e këtyre vendeve për t’u ndeshur gjatë muajit mars, në terminin e lirë të FIFA-s për këso lloj ndeshjesh.
Të dy ndeshjet do të luhen në stadiumin “Francovile” të Parisit me kapacitet prej 3.000 ulëseve, shkruan sot Koha Ditore.
Ndeshjen me Madagaskarin, Kosova do ta luajë më 24 mars, kurse atë me Burkina Fason më 27 mars.
“Federata e Futbollit e Kosovës, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kombëtares A të Kosovës, do të organizojë një kamp përgatitor në Paris prej 20 deri më 27 mars. Së këndejmi FFK-ja ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Madagaskarit dhe të Burkina Fasos që t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në Paris”, thuhet në njoftimin e FFK-së të mërkurën.