Kosova merr një super fitore në “Estadi Nacional” ndaj Andorës, duke ndezur më shumë festën “kuqezi”.

“Dardanët” triumfuan me rezultatin 0-3 në një sfidë që rezultoi shumë e luftuar dhe që mban ende gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm të Kosovës në EURO 2024.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 26’, me kapitenin në këtë përballje, Rashicën që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin ekipin të Glihas. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërsa u desh minuta e 71’ që Kosova të fitonte sigurinë, me Rashicën që shënoi golin e dytë.

“Dardanët” vazhduan me sulmet dhe në minutën e 83’, Zeqiri realizoi golin e tretë pas asistit të dhuruar nga Rashica.

Me këtë triumf Kosova qëndron matematikisht në lojë për kualifkimin në Europianin Gjermani 2024, ndërsa pas shtatë ndeshjeve renditet në vend të katërt me shtatë pikë.

Kështu të dyja skuadrat shqiptare, si Kombëtarja e Shqipërisë edhe përfaqësuesja e Kosovës triumfuan me të njëjtin rezultat, duke ndezur festën “kuqezi” anembanë këtë 12 Tetor.

Artikulli paraprakMe plis për në Berlin, “Shqiponjat” nisin fluturimin
Artikulli tjetërAkuzohen për baste, Tonali dhe Zaniolo merren në pyetje nga policia nga grumbullimi me Italinë