Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll pësoi edhe disfatën e dytë në ndeshjet parakualifikuese për botërorin Kina 2019, duke ia vështirësuar punët shumë vetës gjasat për kualifikim tutje. Maqedonia shënoi fitore të lartë 87:74, në ndeshjen e cila dukej se nuk do të fitohej nga vendasit.
Kosovarët luajtën mirë vetëm në periudhën e parë dhe në tre minutat e periudhës së dytë, dhe prej atij momenti e tutje nuk shkoi asgjë siç duhet për djelmoshat tanë, shkruan Korneri.net.

Gjithçka u thye në periudhën e tretë e cila u takoi vendasve 23:13, dhe epërsia para 10 minutëshit të fundit ishte +12 për maqedonasit dhe praktikisht më Kosova nuk pati forcë të rikthehej.
Më efikasit te Kosova ishin Fisnik Rugova me 17 pikë, Scott Bamforth me 15 dhe Dardan Berisha me 11 pikë, kurse te fituesit u dalluan Jordan Theodore me 24 pikë dhe Aleksandar Kostoski me 16. /Korneri.net

Artikulli paraprakMan City e nis me fitore
Artikulli tjetërReagim i ashpër i Agon Fehmiut pas disfatës së Kosovës