Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në katër ndeshjet e para të ciklit eliminator për botërorin “Rusia 2018” ka pranuar plot 12 gola. Për golat e pranuar është kritikuar faza e mbrojtjes.

E përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës gati pas secilës ndeshje ka përmendur mungesën e mbrojtësit Loret Sadiku. Ka insistuar se me ardhjen e tij mbrojtja do të stabilizohet dukshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Por kjo shpresë e Bunjakit tash për tash është shuar.
Mbrojtësit qendror të skuadrës elitare të Turqisë i është refuzuar kërkesa nga FIFA për ndërrim të përfaqësueses me arsyetimin se në të kaluarën ka bërë një kërkesë për ndërrim të përfaqësueses dhe se një e dytë nuk lejohet.

Artikulli paraprakHamsik refuzoi kinezët!
Artikulli tjetërJuventus – Roma, sulmi atomik kundër mbrojtjes së çeliktë