Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur bindshëm në ndeshjen e dytë të parakualifikueseve për botëror. Kosova që ditë më parë regjistroi fitore historike ndaj Maqedonisë, në kryeqytet sot është mposhtur bindshëm nga Estonia në Talin me rezultat 76-50.

Vetëm 5 minutat e çerekut të parë ishin pozitiv për Kosovën, ku me një seri të shpejtë krijoi epërsi 0-7. Por kjo ishte gjithçka sonte pasi në vazhdim Estonia u këndell dhe me lojë të shpejtë dhe efikase sidomos për tre pikë shkriu epërsinë e tonëve, madje në fund të pjesës së parë vendasit krijuan epërsi solide +11 pikë.

Loja e ngathët e Kosovës vazhdoi edhe në etapën e dytë të takimit me ç’rast epërsia e Estonisë në vazhdimësi ngritej dhe shkoi deri +26 pikë në favor të vendasëve

Në fund Kosova u mposht me rezultat 76-50 dhe tani mendon për ndeshjen e rradhës ndaj Maqedonisë.

Lojtari më efikas te Përfaësuesja jonë ishte Erijon Kastrati me 11 pikë, kurse Drilon Hjarizi shtoi 9 e Dardan Berisha ndeshjen e mbylli me 8 sosh.

Te Estonia më i miri ishte Hallik me 15 pikë, ndërkohë fitorës i kontribuan edhe Sokk me 14 sosh e Veideman me 12 pikë.

Artikulli paraprakF1, Raikkonen: Nuk jam i lumtur për rezultatet e mia
Artikulli tjetërMilan humbi nga Betis, sërish VAR protagonist