Përfaqësuesja e Kosovës në futbollnë ora 17.15 e nisi përgatitjet e fundit në fushën e blertë të stadiumit “Loro Boriqi” në Shkodër ku të premtën mbrëma do të zhvilloj ndeshjen e pestë kualfikuese për botërorin Rusia 2018 përballë Islandës.
Në këtë seancë stërvitore janë të gjithë futbollistët kosovar në dispozicionin e përzgjedhësit Albert Bunjaki i cili brenda një ore (18.30), do të mbajë edhe konferencën për shtyp.

E mira e gjithë këtij grumbulli është se asnjë futbollistë i yni nuk ka ndonjë lëndim, dhe të gjithë janë të gatshëm për lojë, kuptohet shumë më tepër nga ata të cilët do të jenë startues të premtën. Stërvitja është e lehtë, nuk do të ketë vrapime të gjata, kurse do të përfundoj rreth orën 18.00.

Artikulli paraprakTrajneri i Islandës flet për Kosovën
Artikulli tjetërKlubi serioz i bënë këto gjëra!