Përfaqësuesja U-20 e Kosovës të shtunën e ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, duke e mposhtur Shqipërinë me rezultat 62:55 (15:14, 14:16, 15:13, 18:12).

Përballja në mes këtyre dy skuadrave ishte e baraspeshuar prej fillimit të takimit, derisa në dhjetëminutëshin e fundit Kosova ia doli që me mençuri ta ruaj epërsinë, e cila edhe në fund ia solli triumfin e parë në këtë garë.

Më efikasi në radhët e skuadrës sonë ishte Blendi Kadusha me 17 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, kurse te kundërshtari me lojë të mirë u dallua Dod Lekndrekaj me 18 pikë e 8 kërcime.

Një ditë më parë Përfaqësuesja jonë ishte mposhtur nga Holanda, kurse Shqipëria nga Britania e Madhe.

Ndërkaq të dielën Kosova do të takohet me Britaninë e Madhe. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 11:00.

Kampionati Evropian U-20, Divizioni B është duke u zhvilluar në Chalkida të Greqisë.

– See more at: http://www.basketbolli.com/sq/article/kosova-e-mposhti-shqiperine-ne-kampionatin-evropian-u-20-divizioni-b#sthash.X8JPnwgj.dpuf

Artikulli paraprakFormula 1, Rosberg më i shpejti në provat e lira
Artikulli tjetërKosova U-20 mposhtet nga Britania e Madhe