Më në fund shënuam fitore.

Kosova mposhti Moldavinë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të Nations League për këtë edicion që ishte e para, dhe e mjaftueshme pëf të mbetur të tretit dhe në grupin C, shkruan Korneri.net

Kosova pati pak vështirësi në 15 minutat e para, dhe me kalimin e kohës hymë në lojë dhe ia dolëm të shënojmë. Golin e fitores e shënoi Lirim Kastrati, dhe atë mjaftë të bukur.

Dardanët patën edhe disa raste tjera sidomos në pjesën e dytë, por pa arritur të realizojë gol, duke cekur rastet e Zhegrovës dhe Kastratit.

Ky cikël mori fund, por pa ndonjë rezultat. Objektivi nuk u arrit, nuk nxorëm asnjë element të ri ndodhta veç inkuadrimit për pak minuta të Armend Thaqit, dhe kush e di si do të hyjmë në kualifikimet e ardhshme. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here