Të shtunën mbrëma përfaqësuesja e Kosovës, në basketboll zhvillon ndeshjen e fundit kualifikuese për Eurobasket 2017, e cila zhvillohet në palestrën e sportit ‘Minatori’, ndaj Bullgarisë në Mitrovicë.

Kosova që tashmë pas pesë humbjeve rradhazi është përshëndetur nga Eurobasket 2017, do të jetë e hendikepuar në ndeshjen e fundit ndaj Bullgarisë. Pas Jaren Sinës i cili u largua drejt Amerikës, përfaqësuesës kosovare në ndeshjën e rradhës do ti mungoj ylli kryesor i skuadrës amerikani Justin Doellman, i cili do ti bashkohet skuadrës së tij Barcelona në Spanjë.

Me mungesën e Doellman e Sinës, gjasat që Kosova të marr rezultat pozitiv në këtë ndeshje janë të pakta, sidomos duke pasur parasysh cilësinë dhe kontributin e tyre në parket.

Por, këto rezultate të skuadrës së Arben Krasnqit, nuk janë fundi i botës, pasi përveç që ishte viti i parë i ndeshjeve kualifikuese të përfaqësuesës sonë, poashtu shorti ishte i tmerrshëm me kombëtare të jashtëzakonshme sikurse Sllovenia, Ukraina e Bullgaria.

Artikulli paraprakVendim shokues, United shet Rooneyn. Ja pasardhësi i tij…
Artikulli tjetërSerbi-Shqipëri, sot zhvillohet ndeshja më e “nxehtë” e Ballkanit