Përfaqësuesja e Kosovës (femrat) në futboll, kanë pësuar debakël nga Greqia 6:0, në duelin e dytë kualfikues për Kampionatin botëror.
Vashat kosovare në asnjë moment nuk ishin kudënrshtare të denja për greket të cilat shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Markou dhe Chatzigiannidou, kurse në pjesën e dytë shënuan edhe Kakambouki, Nati dy herë dhe Sidira.
Pas humbjes nga Shqipëria 3:2, për Kosovën ishte kjo disfata e dytë, shkruan Korneri.net.