Një barazim që nuk është se i konvenoi shumë Kosovës, duke e ditur se kishte epërsinë deri në miniutën e 92, kur bullgarët barazuan.

Përfaqësuesja U21 e Kosovës luajti 1-1 në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve për Kampionatin Evropian, ndaj Bullgarisë që nuk rrezikoi asnjëherë deri te goli, mirëpo atëherë kur Kosova mbeti me 10 futbollistë, pas përjashtimit të qendëmbrojtësit Andi Hoti, shkruan Korneri.net

Kosova e nisi mirë ndeshjen duke përfituar penallti, dhe nga 11 metra nuk gaboi sulmuesi Ardin Tahiri. Për 30 minuta Kosova luajti më mirë, dhe perj këtij momenti disi vendasit e morën në kontrollë lojë, por pa pasur diçka konkrete në fazën e sulmit.

Barazimi erdhi në momentet më të këqija të ndeshjes, dhe atë gol që u shënua nga Martin Sorakov nga rreth 25 metra.

Kjo pikë bëri që Kosova tashmë pas katër ndeshjeve ti ketë 4 pikë, një më pak se Bullgaria, me Poloninë lider me 9 pikë, dhe Gjermaninë me 6, por me një ndeshje më pak se polakët. /Korneri.net

Artikulli paraprakPërballja e Pejës në FIBA Europe Cup
Artikulli tjetërFagioli zbulon emrin që përdorte në platformat ilegale: Nuk fitova asnjë euro, duhet të “laja” borxhet