Kim Min-jae është një lojtar i ri i Bayernit.

Koreani i Napolit sapo ka mbërritur në kampin stërvitor të bavarezëve dhe së shpejti pritet një njoftim zyrtar për transferimin, përcjell Korneri.net

Manchester United ishte skuadra e parë që u interesua për lojtarin i cili shpërtheu në fazën defanzive te Napoli në tandem me Amir Rrahmanin, dhe mjaftoi një edicion që ai të kërkohet nga klubet evropiane. Atë që nuk e bëri Man.United, e bëri  Bajern që i pagoi Napolit 50 milionë euro. /Korneri.net

Artikulli paraprakMilan sjell në San Siro talentin e madh të Real Madridit
Artikulli tjetërShpallen kandidaturat, finalja e Champiosit të vitit 2026 ose 2027 mund të luhet në Milano