Para ndeshjes Barcelona-Juventus në kuadër të Ligës së Kampionëve, agjenti i Marco Verratti, Donato Di Campli, ka pasur kontakte me dirigjentët e Barcelonës, mëson Korneri.net.
Ai ka diskutuar për disa orë me blaugranët për t’i pyetur ata se cila është oferta konkrete për mesfushorin italian të cilin e kërkon tërë Evropa.
Barcelonës i duhet një lojtar i tipit Verratti pasi mund t’i luajë shumë detyra, kurse duke e ditur se Andres Iniesta po plaket gjithnjë e më shumë, ky investim do të ishte ideal, shkruan Korneri.net.

Artikulli paraprakA është mirë Fellaini?
Artikulli tjetërDy objektiva për Interin