Sikurse Dembélé i Borussia Dortmund, edhe Geoffrey Kondogbia gjatë ditës së sotme nuk ishte prezent në stërvitje në Appiano Gentile me pjesën tjetër të klubit Inter. Sigurisht se mungesa e tij në stërvitje do të dënohet rëndë nga klubi, por këto janë vetëm sinjale se mesfushori francez do të largohet nga neroaxurët.
Kondogbia po e shtyen me gjoks përpara çështjen e shitjes së tij, dhe alternativa më e mundshme është skuadra spanjolle Valencia, që ka shprehur interesim të madh për lojtarin. /Korneri.net