Futbollistët, stafi teknik dhe administrata e KF Llapit gjatë ditës së martë kanë përfunduar testimet për COVID-19. Rezultatet e pranuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë rezultojnë të jenë NEGATIVE për të gjithë të testuarit, kështu që asnjë pjesëtar i klubit nuk rezulton i prekur me këtë virus.

KF Llapi vazhdon sigurtë me ecurinë e përgaditjeve para rifillimit të edicionit dhe njëherit u bën thirrje të gjithëve të zbatoni rregullat e IKSHPK-së.

Zyra për informim dhe media e KF Llapit.

Artikulli paraprakKy është udhëzimi i Komisionit të Garave për ndeshjen e Digitalb Kupës, Prishtina-Drenica
Artikulli tjetërNë ditën kur vendoset për fatin e Serie A, një rast pozitiv te Bologna