Dje deshmuam se në Pejë as nuk blihen as nuk shiten as nuk falen lojrat, por luhet për qytet dhe ngjyra të klubit. Edhe pse skenarët para ndeshjes me KF Trepça’89 ishin nga me të ndryshmet, dhe më të demshmet për mbarvajtjen e kampionatit, ne u angazhuam me vetëmohim vetëm e vetëm mos të njollosemi si klub. I gjithë opinioni e pa dominimin e lojtarëve tonë gjatë ndeshjes ndaj kundershtarit te cilin në çdo aspekt e mundem, por ata e kishin si gjithëmonë adutin e tyre kryesor Bajramin, i cili doli ne skenë në momentet vendimtare. Edhe pse keto vendime neve na demtuan dhe na vunë në pozitë te veshtirë, ne për ndeshjen e ditës së merkurë në kuadër të kupës, kundër Prishtinës në Pejë jemi edhe më shumë të motivuar dhe të vendosur që kësaj të keqe në futbollin tonë ti dalim përpara. Ne edhe mund te humbim garën për titull dhe kupë por luftën tonë me të keqen e futbollit Kosovar do ta fitojmë.
Ajo çka benë dje djemët e Besës në fushë është dëshmi se emrin të cilin e mban klubi jonë e meritojmë.
#vazhdojmë me #Besën për #Besë

Artikulli paraprakE pabesueshme çfarë thotë Ramos për fitoren e Barçës kundër PSG-së
Artikulli tjetërVIDEO/ Sherr mes tifozëve britanikë. Shikoni si qëllohet fansi i Tottenhamit