Komuna e Obiliqit , përkatësisht Drejtoria për Kulturë , Rini dhe Sport, pasditën e së martës ka shënuar aktivitetin tanimë të përvitshëm “Sportisti i Vitit 2020”, ndonëse nën kushte të pandemisë, u përcoll pa ceremoni.

Megjithatë, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, mirëpriti më të mirët e sportit për vitin 2020, duke ju uruar suksese të vazhdueshme dhe duke i siguruar se përkrahja e institucionit komunal nuk do të mungojë, sepse avancimi i të rinjëve është parakusht dhe prioriteti kryesor i qeverisjes.

Sportisti më i mirë i vitit 2020 është shpallur z.Fanol Shala, nga klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, ndërsa mirënjohjen post-mortum është ndarë për familjen e z.Shaban Demiri, një aktivist i palodhshëm në fushën e sportit.


Me mirënjohje janë nderuar edhe:
veteranët sportiv, trajnerët më të mirë ,çmimi i karrierës, masovizimi i sportit dhe top 10 sportistë më të mirë të grupmoshave të ndryshme.

Por, nuk ka munguar çmimi i karierës që shkoi për reprezentiesin e Kosovës në futboll, Armend Thaqi, si dhe çmimi “Ambasador” që shkoi në duart e Arlind Shabani i cili luan ne skuadren e Strugës, që zë pozitën e katërt në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

/Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here