Juventus është skuadra e parë që ka siguruar finalen e sivjetmë në Ligën e Kampionëve. Biankonerët pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Monacos 0:2, fitoi edhe në Juventus Stadium 2:1 edhe pse rezultati ka mundur të jetë më i lartë, por fajtor ishte portieri Subasic i cili në pjesën e parë katër herë ndali rastet e 100% te italianëve, shkruan Korneri.net.

Por, përkundër mundësive të shumta që kishin, Mario Mandzukic i pari mposhti portierin e Monacos, kurse pak minuta më vonë Dani Alves realizoi gol spektakolar për t’i dhënë fund shpresave të francezëve.

Megjithatë, supertalenti Kylian Mbappe arriti të mposht Gigi Buffonin në pjesën e dytë që doli të jetë krejt cfarë arriti Monaco në këtë ndeshje. Në finale Juventus pritet të përballet me Real Madridin, nëse nuk ndodh befasia më e madhe që mbretërit ta humbin avantazhin prej 3:0 nga rivali lokal Atl.Madrid. /Korneri.net

Artikulli paraprakEdhe Gani Sejdiu me urime të përzemërta për Trepçën ’89 [FOTO]
Artikulli tjetërIntervistë me Lapidar Lladrovcin pas triumfit të Trepçës ‘89