Përvoja e trajnerit holandez, Ten Hag, në stolin e Manchester United është gjithnjë e më pranë fundit. Një situatë e pashmangshme duke qenë se “Djajtë e Kuq” kanë zhgënjyer si në kampionat ashtu edhe në Champions.
Vetëm vendi i dhjetë në Premier League me gjysmën e pikëve të City-t, vendi i fundit në grupin e Champions League pas paraqitjes së dobët në shtëpi ndaj Galatasaray-t.
Çështja e shkarkimit të Ten Hagut po monitorohet me kujdes edhe nga lojtarët e basteve, të cilët kanë hapur lojën për zëvendësimin e mundshëm të holandezit.
Cilët janë emrat në listën e bastvënësve për stolin e Man United? Ndër opsionet që konsiderohen më pak të mundshme (por jo të pamundura) është Graham Potter, me koeficientin 10. Me 7.50 kuotohet Roberto De Zerbi, i cili po shkëlqen në stolin e Brightonit.

Intrigon shumë opsioni “Nagelsmann”, që e ka koeficientin 5. Favoriti numër një, megjithatë, është Zinedine Zidane, shumë e vendosur për të ciin shumëzohet me 4.
A do të jetë Zizou njeriu i duhur për ta bërë diellin të shkëlqejë sërish në “Teatrin e Ëndrrave”?
Carrick, me kuotën 12, dhe Southgate me 16, janë më pak të mundshmit për të zëvendësuar Ten Hagun.
/Supersport.al