Ndryshohet sërish formati i garave të Superligës.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së gjatë të martës  mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutua për rrjedhën e garave si dhe për formatin e garave për edicionin e ardhshëm, që çuditërisht ndryshoi sërish pasi duket se e kuptuan si duhet të jetë formati  nga dikur njeriu i tretë i FFK-së, Arianit Ahmeti, shkruan Korneri.net

Në mbledhjen e kaluar ta datës 26 qershor, KE kishte vendosur që formati i garave  të luhet me 27 xhiro (ndeshje), pra me sitem të trefishtë që ishte komplet e pakuptimtë dhe aspak i mirë për vet lojtarët dhe klubet, pasi botërisht dihet se një lojtar rritet dhe merr përvojë me sa më shumë ndeshje, e jo me sitem të reduktuar.

Është interesant të shtohet këtu që sapo z.Ahmeti në një emision televiziv e quajti qesharak këtë vendim të KE dhe këtij sistemi aspak të mirë, duket se dikujtë i ra ndërmend në FFK-së, që ai kishte të drejtë, dhe në mbledhjen e sotme të datës 14 korrik, u morr formati i garave për edicionin e ri 2020/2021 Superliga t’i ketë 10 skuadra me sistem të “katërfishtë”, ku nga liga do të largohen dy skuadrat e fundit në tabelë dhe anëtarë të rinj bëhen dy skuadrat kampione të grupeve në Ligën e Parë. /Korneri.net

Artikulli paraprakMan.City në shënjestër nga Mourinho dhe Klopp pas vendimit të TAS
Artikulli tjetërBild dhe Tag24 e bëjnë të kryer transferimin e Rashicas te Leipzig