Ismet Munishi kryetarjner i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive ( motivi; fyerje dhe sharje të rënda drejtuar gjyqtarve të ndeshjes veqanërsiht gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu si dhe organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës – minuta e 90-të kur edhe largohet nga pankina, por se i njëjti edhe pas përfundimit të ndeshjes rikthehet në fushë dhe sërish fillon me fyerje dhe sharje me banale drejtuar referëve dhe organeve të FFK-së,) në ndeshjën e javës së IX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve të ndeshjes së zhvilluar në Drenas dhe deklarata ekryetrajnerit Ismet Munishi datë 11.10.2017 )

DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga data e sjelljes së këtij vendimi respektivisht data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të FFK-së,

Artikulli paraprakLajm zhgënjyes për tifozët e Milanit dhe trajnerin Montella
Artikulli tjetërDenim i rënd për futbollistin e Vëllaznmit