Komisioni Disiplinor i Garave pran FFK-së, ka vazhduar të dënojë personat e lartë të klubeve qenë flasin dhe e tregojnë të vërtetën rreth futbollit tonë.

Kështu Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, është futur në procedurë disiplinore për shkak të thyerjes së kodit etik pas paraqitjes së tij në një emisoinin sportiv gjatë vikendin që lam pas, shkruan Korneri.net

Zeka foli edhe njëherë tjetër për redaksinë tonë pas këtyre lajmeve që erdhën nga FFK-së, dhe kështu i komentoi ato.

“Në Federatëne Futbollit pra brenda saj ka favorizime, dhe krrjt çfarë po bëjnë ata, po më dëmtojnë mua personalisht. Nuk e di unë nga kush po vinë këto dënime, por e di që njeriu i parë i FFK-së, është Agim Ademi. Janë rreth 3 milionë e 300 mijë euro që merren si paga atje bazuar në auditimin e fundit. Sipas mendimit tim Komiteti Ekzekutiv duhet të jetë shumë më profesional, sepse është organ më i lartë se Presidenti i Federatës, megjithatë kanë mbetur vetëm disa njerëz që nuk janë të interesuar për klube, por janë aty për të marrë disa rroga dhe disa meditje shtesë, dhe kurrë nuk mund të jenë profesionistë, dhe shkurt me thënë, kanë mbetur prej kohës së komunizimit” tha Zeka.

Për rë satën herë me radhë i pari i klubit mitrovicas dënohet nga ky Komision. /Korneri.nrt

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here