Kombëtarja e Kosovës, të mërkurën më 10 gusht niset për në Itali ku do të zhvillojë pesë ndeshje miqësore në periudhë prej shtatë ditësh.

Përzgjedhësi Arben Krasniqi për këtë udhëtim ka ftuar këta lojtarë:  Scott Bamforth, Mirza Ahmetbasic, Leonard Mekaj, Dardan Berisha, Edmond Azemi, Gazmend Sinani, Alban Veseli, Granit Rugova, Fisnik Rugova, Yll Kacaniku, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi dhe Justin Doellman.

Fundori Jaren Sina nuk do të jetë pjesë e ekipit në këtë udhëtim për shkak të obligimeve ndaj kolegjit të tij, gjegjësisht ndeshjeve para sezonale që kolegji do t’i zhvillojë në Japoni.

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjet sipas këtij orari:

11 gusht Kosova vs Cedarville State

12 gusht Kosova vs Mississippi State

13 gusht Kosova vs University of Missouri

16 gusht Kosova vs Kansas State

17 gusht Kosova vs Athletes in Action

Ndeshjet miqësore në Itali përbëjnë fazën e parafundit të përgatitjeve të kombëtares së Kosovës para miqësoreve me Qipron dhe Katarin që zhvillohen në Qipro disa ditë para fillimit të kualifikimeve për Eurobasket 2017.

 

Artikulli paraprakSuper Kupa: Fati përsëri në anën e Real Madrid
Artikulli tjetërGjilani bëhet me brend zyrtar të veshjeve [FOTO]