Pas atij shkëlqimi në Kampionatin Europian, Kombëtarja shqiptare duket sikur po na kthen pas në vite pasi kuqezinjtë kanë hyrë në një krizë të vërtetë rezultatesh.

Pas humbjes kundër Bosnjës, kuqezinj e drejtuar nga De Biasi kanë thyer një rekord negativ pasi prej 12 vitesh Kombëtarja nuk numëronte 4 humbje të njëpasnjëshme.

Në vitin 2005 kur Kombëtarja drejtohej nga Hans Peter Brigel ishte Ukraina, Turqia, Greqia dhe Polonia na kanë shkaktuar 4 disfata të njëpasnjëshme.

Që prej asaj kohe dhe deri në ditën e djeshme kuqezinjtë nuk e njihnin këtë rezultat negativ.

Artikulli paraprakHysaj rrezikon sfidat ndaj Juventusit
Artikulli tjetërGjyqtari me famë botërore, përgëzon treshen nga Kosova