Gennaro Gattuso është emëruar trajneri i ri i Milanos.

Duke e ditur se çfarë temperamenti ka pasur Gattuso si futbollist, dhe çfarë lutëtari ishte në fushën e blertë, mund të paramendohet se sa do të jetë agresiv tek lojtarët e tij tashmë kur do të nis edhe zyrtarisht në klubin e madh italian, shkruan Korneri.net.

Disa media evropiane kanë bërë edhe një foto interesante dhe çesharake kuptohet, me Gattuson që është cilësuar si komandanti i garnizonit, me lojtarët që i qëndrojnë pa guxuar as t’i lëvizin kur ai parakalon me serizoitetin maksimal dhe i nërvozuar në fytyrë.
Kështu edhe pritet të jetë seriozisht prej momentit të parë kur të nis punën me klub, sepse gjatë orës 13.30 është paraparë konferenca për shtyp, dhe menjëherë pastaj edhe stërvitja e parë.
Gattuso vjen si pasuesi i të shkarkuarit Vincenzo Montella. /Korneri.net

Artikulli paraprakNga Vullnet Basha te… Sinani, Gattuso është trajneri që ka stërvitur më shumë shqiptarë
Artikulli tjetërMbrëmje befasish, “tronditen” Golden State e Boston, Spurs e Clippers fitojnë derbit