Bayern Munchen pas disfatës që e pësoi ndaj Atl.Madrid ditë më parë në Ligën e Kampionëve, edhe në Bundesliga ndalet dhe atë në shtëpi nga Koln dhe Mërgim Mavraj, që ia dolën të luajnë baraz 1-1, edhe pse loja ishte e dominuar nga bavarezët. Shumë raste që i pati Bayern vetëm një e transformojë në gol kur mesfushori i ri Joshua Kimmich shënoi pas harkimit shumë të bukur të Bernat.

Por, Koln që nuk kishte pësuar disfatë në 10 ndeshjet e fundit, arriti ta barazonte rezultatin përmes sulmuesit Anthony Modeste. Bayern qëlloi  dy herë shtyllën, kurse në anën tjetër në minutën e 92, zëvendësuesi Simon Zoller doli përballë me portierin Manuel Neuer duke lëshuar mundësinë më të mirë për fitoren e parë të Koln në Minhen pas vitit 2009.

Rezultatet tjera të kësaj jave janë: Darmstadt 2 – 2 Werder Bremen, Freiburg 1 – 0 Eintracht Frankfurt, Hertha Berlin 2 – 0 Hamburger SV, Ingolstadt 1 – 2 Hoffenheim

Artikulli paraprak“Suning” tundon Moratin, ai flet si president: Kinezët, më të zotë se Tohiri
Artikulli tjetërChelsea i kthehet fitoreve