Nëse sot ka disa virtuozë, vite të shkuara kanë qenë edhe të tjerë këmbëartë. Njëri prej tyre me emrin Rivaldo vizitoi treshen e famshme MSN në kompleksin stërvitor “Johan Gamper” të Barcelonës. Braziliani i famshëm pozoi me kënaqësi në mes të tre të shkëlqyerve të sotëm, Lionel Messi, Neymar e Luis Suarez. Janë këta që kanë marrë trashëgiminë e tij të golit.

Dyzetekatërvjeçari e bëri vizitën e tij në skuadrën e tij të dashur të dikurshme ndërsa katalanasit përgatiten për çerekfinalen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Real Sociedadit. “Ju falenderoj për pritjen e përzemërt nga të gjithë lojtarët”. Më pas, ai shtoi “fitoftë Barça, MRSN”, kjo e fundit do të thotë “Messi, Rivaldo, Suarez, Neymar”. Katalanasit, pra, kanë jo një treshe, por një katërshe të madhe.

Artikulli paraprakMarchisio: Në “Artemio Franchi” ishte natë e errët, por i kemi të qarta objektivat e sezonit
Artikulli tjetërCalvani refuzon Prishtinën, dëshpërohet me kushtet