Trajneri aktual i Everton Ronald Koeman, ka folur për “Mundo Deportivo”, për spanjollin e talentuar Gerard Deulofeu dhe një rikthim të tij të mundshëm te Barcelona. Koeman ka theksuar se Deullofeu do të rikthehet te Everton, pasi ti kaloi huazimi te gjigandi spanjoll pastaj skuadra nga Liverpool, do të vendos për të ardhmen e tij.

“Padyshim se do të ishte mirë për tnjë transferim i mundshëm atje. Ai ka luajtur në Barcelonë dhe e din çka do të thotë të luash te kjo skuadër. Por tani ai është futbollist i Everton dhe ne do të shikojmë përpara. Ai shkoi në AC Milan, për të luajtur më shumë dhe në fund të sezonit do të vendosim se çfarë do të bëjmë së bashku”, deklaroi Koeman.

Artikulli paraprakDrejtuesit e Juventus projektojnë skuadrën më të mirë në histori
Artikulli tjetërLegjenda gjermane Olaf Thon ka një propozim të çmendur për Bayern Munchen