Ditën e premte skuadra e Barcelonës është rikthyer në stërvitje për ndeshjen e fundjavës kundër Cadiz.

Por, përpara se të nisnin rutinën e ditës, trajneri Koeman e pa të arsyeshme që të bënte një fjalim dhe një mbledhje të vogël përpara të gjithë skuadrës.

Me fjalë të përgjithshme, trajneri holandez motivoi futbollistët dhe u dha një mesazh shumë të qartë për të mos u dorëzuar në këtë moment delikat dhe të rëndësishëm të sezonit. Ai tha përpara ekipit se humbja me PSG-në nuk duhet të ndikojë për të hedhur poshtë gjithçka të bërë mirë në vitin 2021, prandaj skuadra është në rrugën e duhur.

Numri një i katalansave kërkoi nga grupi që të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe të besojë deri në fund te titulli kampion në La Liga. Koeman është i sigurt që në kampionat ka shumë javë që do të luhen dhe nuk është thënë ende fjala e fundit. Koeman motivoi ekipin duke thënë se rivalët do të ndalen gjatë rrugëtimit dhe se ka shumë javë të tjerë, ku gjithçka mund të ndodhë.

Edhe lojtarët pranuan se do të luftojnë deri në fund. Ai u ndal edhe dueli në Kupën e Mbretit, ku kërkoi të motivonte ekipin se Sevija nuk është e pathyeshme dhe se ndeshja e kthimit do të luhet në “Camp Nou”. Të gjithë dhënë fjalën dhe bënë paktin e heshtur se do t’ia dalin dhe do të bëjnë më të mirën deri në fundin e sezonit, pa u shthurur rrugës.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here