Luis Suarez nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës, nga edicioni i ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar klubi katalunas pas fjalëve të trajnerit të sapo zgjedhur, Ronald Koeman, i cili haptazi u ka thënë të gjitëve se nuk do të llogaritë në shërbimet e tij, dhe mund të largohet menjëherë, përcjell Korneri.net

Edhe pse Suarez është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Barcelonas me 198 gola dhe 109 asistime, sipas trajnerit holandez ai nuk mund të jep më maksimumin dhe mosha e tij nuk e lejon të lauj në novele të larta, jo ashtu siç e ka në kokë sistemin e lojës Koeman.

Suarez është vetëm njëri nga shumë yje të Barçës që do të largohen, pasi derën e daljes po e shohin edhe Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Jordi Alba, mirëpo Suarez duhet të largohet edhe për shkak të pagës së lartë prej 290.000 euro në javë. /Korneri.net

Artikulli paraprakTetë futbollistët e ritestuar dalin negativ
Artikulli tjetërShtyhet edicioni i ri në basketbollin kosovar