Duket e çuditshme, por flasin faktet.

Andy Van der Meyde, dikur ish-anësori holandez i Ajax, Inter dhe Everton, foli ekskluzivisht për Tele Radio Stereo 92.7, lidhur me ardhmërinë etalentit të madh Justin Kluivert, përcjell Korneri.net

“Unë mendoj se Justin Kluivert do të shkojë në Romë. Këtu në Holandë të gjithë jane duke folur në lidhje këtë transferim, edhe pse për lojtarin interesim të madh kanë shfaq edhe Barcelona e Manchester United, por këtë mëngjes gazetat, për shembull, nuk kanë asnjë dyshim se Kluivert do të luajë me fanellën e verdhë. Ai është një talent i madh, ai është një sulmues klasi, dhe sipas mendimit tim, megjithatë, duhet të mbetet së paku edhe një vit në Amsterdam për të përfunduar rrugën e rritjës dhe zhvillimit të tij më të mirë. Sipas mendimit tim do të bënte mirë për të qëndruar edhe pak në Eredivisie, për arsye taktike. Nuk është e lehtë për të që të luaj 4-3-3 në modulet holandeze e më pas në lojën e fortë dhe taktike italiane në këtë moshë, pasi është vetëm viti i tij i parë në futbollin profesionist”, tha Van der Mayede i cili pa dyshim se ka gëzuar pa masë tifozët e shumtë të Romës me këtë deklaratë. /Korneri.net

Artikulli paraprakZbulimin e vitit e vërshojnë ofertat nga Superliga
Artikulli tjetërMarrëveshja në mes presidentit dhe lojtarit ka sjell…