Dren Gashi ka arritur që me Ferizajn të ngriten në Vala Superligë, pasi fitores në barazh ndaj Vëllaznimit.
Gashi kishte shkuar te ekipi gjakovar, por trajneri i atëhershëm, Arsim Gojani dhe stafi i tij nuk e kishin pranuar lojtarin që për tri ditë kishte stërvitur, shkruan Gazetasheshi.com.
Ndërsa, tani ka ardhur reagimi i Gashit që ishte nga më të mirët në fushë dje.
“Zoti vonon por kurre nuk harron…
Bravo te gjithe bashkelojtarve , trajnerit , stafit teknik dhe te gjithe Ujqve te cilet nuk u ndalen asnjehere duke na perkrahur gjate gjithe lojes…
Ky ishte objektivi yne qe nga fillimi dhe se bashku ja arritem.
Urime Ferizaj , Urime te gjithe Ujqve
Kurse vllaznimit i deshiroj suksese ne ligen e pare me shprese se nuk do te ndodhe ndonje rast si i imi karshi tyre ne fillimin e sezonit!”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ndryshe, Ferizaj fitoi me penallti 3:2, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet kishin përfunduar pa gola.