Ndryshime te klubi italian në fanella dhe histori.

Hellas Verona ku luajnë dy mbrojtësit shqiptarë Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, do të bartin në fanellë logo të re duke nisur nga 1 korriku i këtij viti.

Mediat italiane kanë publikuar stemën e re të klubit italian që e ka fituar titullin kampion herën e fundit në edicionin 1984/85, do të zëvendësojë logon e vjetër pas 25 vitesh, përcjell Korneri.net

Duke qenë se në vitet e ardhshme do të festohet 120-vjetori i klubit si dhe 35-vjetori i shpalljes kampion të Italisë. Logoja e re është inovative dhe është përshtatur me standartet e kohës. /Korneri.net

Artikulli paraprakDy emrat më serioz të PSG në orët e fundit
Artikulli tjetërGani Sejdiu e pasuron bankën, merr edhe një ndihmës trajner, Hivzi Ahmetin