Çështja Drilon Hajrizi po bëhet “mollë sherri”, në mes klubit dhe tifozëve “Plisat”. Ish anëtari i Trepçës dhe Pejës, është lojtari më i padëshiruar tek tifozët e Prishtinës të cilët në asnjë çast nuk e dëshirojnë Drilonin ta shohin në fanellën kaltër e bardhë.

Reagimet e tifozëve janë të mëdha sepse po kërkojnë largimin e  menjëherëshëm të Drilonit nga klubi ndërsa edhe më larg, shkarimin e zyrtarëtve të lartë të Sigal Prishtinës.

Këta të fundit kanë lëshaur një komunikatë mjaftë të fuqishme për basketbolldhasësit e Prishtinës të cilën mund ta lexoni më poshtë, komunikatë e cila është nënshkruar nga të gjithë.

“Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina, Kryesia, Stafi menaxherial, Stafi Teknik dhe të gjithë lojtarët janë të përqendruar dhe të përkushtuar maksimalisht ndaj punës dhe përgatitjeve për sezonin e ri basketbollistik. Me këtë rast duam të ritheksojmë qëndrimet tona te palëkundura, ashtu sic kemi bërë qe 3 vjet me radhë, ne drejtim te realizimit te qellimeve tona, të cilat ndikojnë konsiderueshem në zhvillimin dhe afirmimin e basketbollit tonë. Sukseset historike të këtyre 3 viteve flasin më shumë se gjithcka tjetër. Ftojmë te gjithë dashamirët e vërtetë të Prishtinës që t’i thërrasin arsyes dhe ta ruajnë gjakftohtësinë me qëllim të krijimit të një atmosfere sa më të mirë në prag të fillimit të sezonit të ri dhe mos të bien pre e disa personave të cilët e kanë shfrytezuar klubin për përfitime personale duke manipuluar me masën nëpërmjet kauzave te paqena. Ne si gjithmonë do t’i kryejmë me pergjegjshmeri të gjitha detyrat tona duke iu referuar mandatit tonë të marrë nga kuvendaret legjitimë te klubit dhe ne bazë të gjitha akteve normative te klubit. Po ashtu do te sillemi pergjegjshëm ndaj te gjithë atyre qe ia duan të mirën Prishtinës, duke pranuar vërejtje e kritika pozitive, por asnjehere shantazhe, kercenime e ultimatume. KB Prishtina vazhdon misionin e saj fisnik drejt realizimit te objektivave sezonale me përkrahje te plotë te qytetareve te Prishtinës”.

prishtina-komunikata

 

Artikulli paraprakTopshënuesit e Vala Superligës: Luftë e ashpër Arifaj – Elshani
Artikulli tjetërJeta e Bale në rrezik, kushërira e të fejuarës vodhi 1 mln paund nga trafikantët