Muaji qershor do të rikthejë futbollin në shumë kampionate evropiane, duke e ditur se nuk ka tifozë nëpër stadiume.
Por, befasia vjen nga Spanja, aty ku Las Palmas synon të hapë dyert që në ndeshjen e parë kundër Gironas. Klubi i Ligës së Dytë, mund të bëhet i pari në Evropë që do të sjellë tifozët sërish në tribuna dhe këtë e konfirmon vetë presidenti i skuadrës. Miguel Ramirez bën me dije në radion zyrtare të klubit se Ishujt Kanarie janë një zonë e sigurt dhe se tifozët mund të gëzojnë së bashku me skudrën në stadium., përcjell Korneri.net
“Tifozët e Las Palmas do të jenë në gjendje të vijnë në stadium për të qenë afër skuadrës së tyre dhe shikuar lojën nga shkallët e stadiumit që nga 13 qershori kundër Gironas. Ishujt Kanarie është një zonë e sigurt. Mund të bëhemi i vetmi stadium i ligave të mëdha që do të luajë sërish me tifozët në tribuna. Do të jemi në përputhje me çdo gjë që autoritetet dhe protokollet e kërkuara nga La Liga”, ka deklaruar presidenti i Las Palmas”, deklaroi i pari i klubit. /Korneri.net