Në fund të stinorit nga Atlético Madrid do të largohet Gaitan, andaj klubit të madh spanjoll i duhet një lojtarë i krahut.
Sipas lajmeve të fundit nga mediat kryeqytyetase, zyrtarët e klubit janë të interesuar për anëtarin eMonacos, Thomas Lemar për të cilin në garë është edhe Barcelona, kurse alternativa e tij është anëtari i Milanos, Suso, i cili ende e ka të paqartë statusin e tij te rosonerët. Padyshim, nuk do të jetë lehtë që t’ia marrësh Milanos lojtarin më të mirë në këtë stinor, por kjo varet krejt se çfarë dhe si do të jetë marrëveshja me kinezët.