Kampionati kinez është kthyer në një vend tërheqës për disa futbollistë të mëdhenj europian dhe amerikano-jugor. Gjithsesi niveli i treguar prej tyre në fushën e lojës nuk është në pritshmëritë e shumës së shpenzuar për ta.

Kohët e fundit një ndër problemet më të mëdha ka qenë edhe abuzimi më ushqimin. Duke marrë parasysh këto zhvillime klubi i Shangai Shenhua ka marrë masa drastike, që i detyrojnë futbollistët të ruajnë formën fizike, duke iu nënshtruar një regjimi ushqimor të përcaktuar.

Skuadra ku aktivizohet Guarin dhe Tevez, ka vendosur të gjobisë cilindo prej lojtarëve që do të rezultojë mbipeshë. Tolerancë do të ketë vetëm për 2 kg mbi normën e caktuar individuale. Kush do ta gjejë veten pak më të rëndë, do të gjobitet menjëherë nga klubi aziatik me vlerën e 13 mijë eurove për çdo kg.

Tevez nuk do ta ketë aspak problem pagimin e kësaj shumë qesharake, teksa përfiton rreth 40 milionë euro në sezon, ndërkohë që e ardhmja e tij shihet larg Kinez.

Artikulli paraprakI kishte thënë po Milanos, mendonte për Juventusin vendosi për më të keqen…
Artikulli tjetërNjë mundësi më pak për Gattuson ndaj Beneventos