Për t’u regjistruar në kampionat, skuadrat duhet të paraqesin kërkesën e shoqëruar me mos-angazhim për të mos marrë pjesë në garat jashtë UEFA-s.

Kështu është thënë nga  zyrtarët e lartë të futbollit Italian, FIGC, të cilër kategorikisht janë kundër ligës së pasur e cila mund të jetësohet shumë shpejt, përcjell Korneri.net    

“Kërkesa për pranim në kampionatin e Serie A 2024/2025 duhet të depozitohet pranë Lega Nazionale Professionisti Serie A, gjithashtu me email të certifikuar, që përmban kërkesën për dhënien e Licencës Kombëtare dhe mos-angazhimin për të mos marrë pjesë në garat e organizuara nga shoqatat, kompani private që nuk njihen nga FIFA, UEFA dhe FIGC”, është shkruar nga krerët e futbollit italian.

Një klauzolë kundër Super League, miratimi i së cilës daton në vitin 2021, në kohën e përpjekjes së parë për të nisur projektin, dhe që merr rëndësi tani që ideja ka rifituar jetë dhe forcë pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së. /Korneri.net

Artikulli paraprakXabi Alonso i thot “jo” gjermanit Jurgen Klopp
Artikulli tjetërGuirassy në “orbitën” e Milanit, gati pagesa e klauzolës