Miroslav Klose edhe zyrtarisht është rikthyer te Bayern Mucnhen.

Ish anëtari i bavarëzëve ku luajti për katër vite 2007-2011, dhe ish reprezentusi gjerman, sërish do të jetë pjesë e skuadrës më të madhe gjermane, por kuptohet jo më si futbollist, përcjell Korneri.net

Klose është emëruar trajner i skuadrës bavareze të moshës nën 17 vjeç, rol të cilin ish sulmuesi gjerman e merr përsipër për herë të parë në karrierë.
“Jam vërtetë i kënaqur për këtë rol që më është besuar. Do të jap maksimumin për të treguar se mund të ndihmoj në zhvillimin futbollistik të lojtarëve të rinj” u shpreh Klose.

Sulmuesi gjerman i dha fund futbollit aktiv në verën e vitit 2016, sa ishte pjesë e klubit italian Lazio ku luajti 5 sezonet e fundit të karrierës së tij. /Korneri.net

Artikulli paraprakShkëmbi flet për të ardhmen: Nuk do të jem më pjesë e Lirisë, por do të…
Artikulli tjetërNuk ka botëror për mbrojtësin brazilian