Real Madrid mundi Liverpoolin 3:1 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League dhe kështu bëri një hap të madh drejt vendosjes në mes të katër skuadrave më të mira në Evropë.

Menaxheri i Liverpool, Jürgen Klopp ka kritikuar gjyqtarin Felix Brych për dështimin në dhënien e një faulli para golit të dytë të Realit. “Ajo situatë me Mane … Unë duhet të them se nuk e kuptoj se çfarë po bënte gjyqtari sonte. Ishte një ndërhyrje e pastër ndaj Mane, dhe gjyqtari e trajtoi si simulim. Sa herë që Mane binte, gjyqtari nuk bënte asgjë. Nuk është e drejtë. Dhe unë i thashë pas ndeshjes se ai nuk ishte i drejtë. Megjithatë, kjo nuk i ndryshon gjërat. Gjyqtari nuk e humbi ndeshjen tonë, por ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë për një rezultat më pozitiv “, tha trajneri gjerman, përcjell Korneri.net

“Ne ishim keq”

Në ndeshjen e kthimit më 14 prill, Liverpoolit i duhet një fitore me të paktën dy gola diferencë. “Nëse doni të arrini në gjysmëfinale, atëherë duhet ta fitoni atë ndeshje. Ne ishim keq këtë herë, nuk luajtëm aq mirë sa t’i krijonim probleme Realit. Kjo ishte shumë e lehtë për ta. E vetmja gjë e mirë përveç golit tonë është fakti se kjo ishte vetëm ndeshja e parë. Ne nuk meritonim asgjë më shumë nga ky rezultat. Sidoqoftë, ne ende kemi një shans për të kaluar tutje “.

Tifozët e Liverpoolit shpresojnë se në kthim një ndeshje e ngjashme mund të ndodhë me atë kur Liverpool kompensoi 0:3 kundër Barcelonës. “Ndoshta … Vetëm se kemi një problem sepse do të jemi pa tifozë tani, ngase në atë ndeshje publiku bëri 80 përqind të punës”, tha në fund Klopp. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here