“Kjo në Anfield Road do të jetë një ndeshje me të vërtetë speciale.Shumë mendonim që në gjysmëfinale do të ishin Manchester City dhe Barcelona, por si ne ashtu edhe Roma e kemi merituar të jemi këtu. Di Francesco e dashuron futbollin ashtu si edhe unë, më pëlqen shumë mënyra sesi ai e organizon skuadrën e tij dhe kjo do të na e bëjë jetën më të vështirë, do të jetë një ndeshje delikate për të dyja skuadrat”.
Fjalë këto të Jurgen Klopp trajnerit të Liverpoolit në konferencën për shtyp në vigjilie të gjysmëfinales së parë të Champions League mes The Reds dhe Romës që do të luhet mbrëmjen e kësaj të marte në Anfield Road. Trajneri gjerman foli për për njeriun e momentit në Angli egjiptianin Salah i cili u shpall lojtari më i mirë i vitit në ishull dhe këtë të martë do të sfidojë ish skuadrën e tij, ndërsa vlerësoi edhe kundërshtarin.
“ Salah duhet të jetë vërtet krenar për çmimin pasi të mposhtësh një lojtar si De Bruyne do të thotë që ka bëra gjëra të jashtëzakonshme, por sezoni ende nuk ka përfunduar dhe ai duhet të jetë i përqëndruar deri në fund. Që Salah është në këto nivele, një meritë të madhe e ka Roma. Ata janë një skuadër shumë e fortë dhe ne duhet ti respektojmë. Realizuan një përmbysje të pabesueshme ndaj Barcelonës dhe për këtë arsye duhen vlerësuar akoma më shumë. Do të jenë dy sfida të vështira për ne”.
/Supersport.al